Fundi i sezonit ka mbërritur tashmë dhe skuadrat kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Pasi janë përcaktuar fituesit e kampionateve të këtij edicioni dhe kur kanë mbetur për tu përcaktuar edhe disa finale kupash, ekipet e mëdha europiane janë vënë në gjueti të lojtarëve për të përforcuar skuadrat. Ekipi që një vit më parë bëri bujë me goditjet në merkato PSG, kërkon që edhe këtë vit të përsëris një gjë të tillë. Kryeqytetasit francez të drejtuar nga një president si Sheiku Ak Khelaifi dhe ku të ardhurat janë të pafundme, kërkon të realizojë çmendurinë e rradhës në merkaton e futbollit. Drejtuesit e klubit francez nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pista për të blerë kartonin e yllit portugez të Real Madrid, Kristiano Ronaldo. E përditshmja më e madhe në Francë "L'Equipe" shkruan se kampionët e Francës i kanë propozuar portugezit një kontratë 4-vjeçare me një përfitim prej 18 milionë eurosh në sezon, ndërsa për transferimin e tij  nga Real Madrid drej kryeqytetit francez janë bërë gati plot 100 milionë euro. Shifër kjo që ka tunduar jo pak drejtuesit "Galaktik" dhe vetë lojtarin i cili edhe pse ka theksuar se do të vazhdoj gjatë me madrilenët përsëri nuk është plotësisht e sigurt se portugezi mund ta vazhdojë kontratën me Realin. Largimi i mundshëm i Mourinjos nga radhët e kryeqytetasve madrilène mund të shoqërohet me një tjetër largim të bujshëm si ylli portugez. Tani mbetet për tu parë nëse sheikët do tia dalin për të realizuar goditjen më të madhe në historinë e futbollit.

/Ora News.tv/