Akuzat për Unazën, Rama sulmon Ylli Rakipin dhe "kadrinjtë" opozitarë: Materie të biodegraduara

Akuzat për Unazën, Rama sulmon Ylli Rakipin dhe

Në rubrikën "Përgjigja ime", kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentit të një qytetari për prishjen e ndërtesave në zonën e Unazës së Re. Rama akuzoi gazetarin Ylli Rakipi se ka përfituar 2.5 mln euro qira nga kompania OSHE dhe ndërprerja e saj ka shërbyer si shkak për akuzat e forta të tij.

Rama: Thirrja jonë e përsëritur për të gjithë të tjerët që të mos bëhet mish për top për Lul Kadriun, Kadri Vasilin, Flamur Saliut, bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut. Këta dalin një xhiro andej, hedhin benzinë i vënë shkrepsen dhe ikin. Zjarri i antiligjit djeg ata që u venë nga pas qorrazi. Për shembull, ata që janë arrestuar që çuan plagosjen e rëndë dhe të pafalshme të polices 24 vjeçare do të ishin në shtëpi sot dhe jo në burg, nëse nuk do të kishin shkuar qorrazi pas Kadrinjve, pa din, pa iman, të cilët fjetën nëpër shtëpia sot. 

Lul Kadriut dhe kompanisë së falimentuar të Partisë Demokratike, as nuk u ha qoshja kur thonë në Kosovë për të mbrojtur shtëpitë e Unazës së Re. Ata po mbrojnë qoshen e tyre ku hyn lagështira e humbjes së radhës. 

Nuk ka gjynahqar në pikë të hallit në atë zonë ku ndërtohet Unaza e Re, gjynahqar në zonën e trurit të kokave të opozitës politike dhe në vrimat e të pa ekspozuarve të saj, të paditur dhe dallkaukë, me dreqin në barkë që shpikin dhe sajojnë gjithë ditën dhe natën. 

Është megavjedhje projekti i Unazës së Re, thotë Ylli Kadriu në mbrëmje pasi Kadri Saliu në mëngjes ka thënë se është narkovjedhje, kurse Lul Kadriu që zgjohet vonë ka thënë në drekë se është supervjedhje dhe fjalën e merr Andi Kadriu, pa iu dridhur qerpiku thotë se shpifja është mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën. Çfarë duhet dëgjuar më shumë. Zoti është i madh dhe mëshirplotë dhe i fal këta lehaqenë të padijes të shfytyruara nga mllefi dhe dëshpërimi i kokëboshllëkut cullak. Këtij populli nuk ia hedhin dot. 

Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit. Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.

Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli.

EMISIONET