Akuzat për PD. Andoni: Nuk ka ligj që të dënon për lobim

Akuzat për PD. Andoni: Nuk ka ligj që të dënon për

Gazetari Ben Andoni i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se nuk ka asnjë ligj që të dënon për lobingjet në SHBA, duke shtuar se partitë mund të shpenzojnë më pak brenda vendit për të marrë votat e qytetarëve.

Andoni: Nuk ka ligj që të dënon për të bërë lobim. Çdo parti në opozitë bën pakt me djallin për të të hedhur. Problemi është që partitë duhet të jenë të pastra para KQZ-së. Kujtdo që i ka rënë në dorë relacionet e partive në KQZ, duken të kopsitura në pamje të parë, por ka një handikap. Ka shumë para që janë derdhur për lobingje. Për mendimin tim ngelet gjithçka tek Prokuroria. Por nuk funksionon dhe kjo është qesharake. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë më pak se gjysma e popullatës. Nuk e kuptoj se mund të lësh gjysmë milioni për një imazh që mund ta kurosh me një të dhjetën e tij.


EMISIONET