Akuzat për ngacmim seksual, Placido Domingo jep dorëheqjen si drejtor i Los Angeles Opera

Akuzat për ngacmim seksual, Placido Domingo jep dorëheqjen si drejtor

Ylli i operas Placido Domingo ka dhënë dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Los Angeles Opera pas akuzave për ngacmim seksual.

Domingo gjithashtu është tërhequr nga të gjitha performancat në LA Opera duke sinjalizuar fundin e karrierës së tij prej gjysmë shekulli në operën amerikane.

Dorëheqja e Domingo vjen një javë pasi u tërhoq nga shfaqjet e planifikuara Opera Metropolitane të New York.

Institucione të tjera përfshirë Orkestrën e Filadelfias dhe Operën e San Franciskos gjithashtu anuluan shfaqjet e Domingo.

"Akuzat e fundit që janë bërë kundër meje në shtyp, kanë krijuar një atmosferë në të cilën aftësia ime për t'i shërbyer kësaj kompanie, që unë kështu e dua, është komprometuar,"-tha Placido Domingo.

Të paktën nëntë gra akuzuan 78-vjeçarin se i ngacmoi seksualisht gjatë tre dekadave duke filluar nga fundi i viteve 1980.

EMISIONET