Ylli i R&B, R Kelly është filmuar duke treguar, një dhomë plot me njerëz, se është tepër vonë që ndikimi i tij në muzikë të kufizohet.

Video vjen pas akuzave ndaj këngëtarit për sjellje të pahijshme seksuale.

"Unë jam prangosur nga fati im,"-thotë ai duke pirë puro, raporton BBC. "Ata duhet ta kishin bërë këtë 30 vite më parë. Është shumë vonë, muzika ime është injektuar në botë."

R Kelly është ndjekur me vite nga akuzat për abuzime seksuale, seks me të mitur si edhe pohime se mbylli disa gra në një kult seksi.

Të gjitha akuzat ai i ka mohuar.

Ylli i muzikës, i cili ka realizuar hite si I Believe I Can Fly dhe The World's Greatest, gjithmonë ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme seksuale, por reputacioni i tij dhe marrëdhëniet e biznesit kanë marrë goditje javët e fundit pas fillimit të fushatës në internet #MuteRKelly.

Lëvizja kërkon që të dekurajojë njerëzit për të mos dëgjuar më muzikën e Kelly-t si rezultat i akuzave kundër tij dhe i ka kërkuar promotorëve të koncerteve, shitësve të biletave dhe shërbimeve të transmetimit që të mos e mbështesin më.

Spotify e hoqi muzikën e Kelly-t nga listat e tij më 10 maj (edhe pse muzika e tij është ende e disponueshme në platformë). Ditën tjetër, Apple Music njoftoi se kishte ndërmarrë hapa të ngjashëm.

Në video Kelly duket se i drejtohet fushatës duke thënë: "Janë 1 milionë njerëz që më urrejnë dhe 40 miliardë që më duan."

Ndërsa të hënën një 20-vjeçare nga Teksasi e paditi për skllavëri seksuale dhe se i ka ngjitur me vetëdije sëmundjen seksualisht të transmetueshme, herpers.


/Ora News.tv/