Akuza për dekretimin e Xhaferllarit, Meta: Deledeputetët i kam respektuar më shumë seç duhet!

Akuza për dekretimin e Xhaferllarit, Meta: Deledeputetët i kam

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i quajti ‘deledeputetë’ dhe se i ka respektuar më shumë seç duhet, ata që kanë kanë ngritur nbjë sërë akuzash për të në Komisionin Hetiomor, përfshirë edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër Presidenti i bëri thirrje të gjithëve, pa dallime politike që në 8 dhjetor në orën 12:00 të bashkohen me të në sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti.

Për të gjithë ata që kanë ndërmend të shkojnë me flamuj, Presidneti Meta ka një porosi: “asnjë flamur partie nuk pranohet”.

Gazetarja: Zoti President dua edhe një qëndrim nga ana juaj pasi pritet që t'ju shtohet edhe një tjetër akuzë ndaj jush nga ana e mazhorancës në Komisionin e Posaçëm Hetimor lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë PS i ka mbledhur edhe firmat për ta depozituar në Komisionin Hetimor. Keni ju një qëndrim lidhur me këtë?

Presidenti Meta: Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur këtu. Me deledeputetët Presidenti nuk ka asnjë shqetësim, i ka respektuar më shumë seç duhet, siç e keni vënë re ju vetë gjatë gjithë këtij procesi. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq!

Edhe të gjithë atje në 8 dhjetor, në orën 12:00 vetëm me flamuj kombëtarë, asnjë flamur partie nuk pranohet. Janë të ftuar të gjithë të vijnë pavarësisht bindjeve politike që kanë apo që nuk i kanë.

EMISIONET