AKU gjobit me 6.81 milion lekë 4 biznese

AKU gjobit me  6.81 milion lekë 4 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërprerë aktivitetin e 4 subjekteve përkatësisht restorante dhe magazina të paliçensuara.

Në njoftimin për mediet AKU bën me dije se aktiviteti është ndërprerë deri në liçensimin e tyre dhe janë gjobitur me 6.81 milion lekë bizneset:

-Subjekti “Ardian Dyrmishi” me aktivitet “Restorant”, Spille. Ky restorant rezulton se “ushtronte aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit”.

Ky biznes u gjobit me: vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),

-Subjekti “Fish Store/Markata e Peshkut” me aktivitet “Restorant”, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A). Ai ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”..

U gjobit me: vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

-Subjekti “Ilmi Sinani” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.

U gjobit me: vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

-Subjekti “Novruz Uka” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit.

U gjobit me: vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore.

EMISIONET