Aktori shkodran: Po përdhunohet Teatri "Migjeni"

Aktori shkodran: Po përdhunohet Teatri "Migjeni"

Aktori shkodran Bruno Shllaku ka reaguar pas vendosjes banderoles në Teatrin "Migjeni", ku shkruhej "Në Shkodër të gjithë bashkë, stop krimit".

Në një prononcim për mediat, aktori tha se sot është përdhunuar teatri ku kanë interpretuar aktorët të njohur të teatrit dhe kinematografisë.

Bruno Shllaku: Me takon mua të parit të protestoj që Teatri Migjeni mos përdhunohet kështu. Është mjaft, ka vite që përdhunohet nga njerëz të paaftë dhe kryesisht nga drejtoresha e teatrit Migjeni. Ky është vend i artistëve. Jemi mësuar të shohim këtu Tano Banushi, Zef Jubani, Serafin Fanko, Tinka Kurti. Kjo nuk duhet të ndodhe, kanë shtëpia e prona dhe të shkojnë ti varin aty në gozhdë dhe të kënaqen me to si narçizi duke parë bëmat e tyre. Mendojnë që kjo është ajo fjala ime që kam 4 vjet që flas për Teatrin Migjeni, ja kush është Teatri Migjeni.  Por megjithatë shyqyr që kjo epidemi po merr fund sepse me datën 1 korrik këto njerëz janë të gjithë të zbythur dhe do të kenë turp pas këtij akti që të trokasin edhe me biletë për të hyrë në këtë tempull të shenjtë.

EMISIONET