I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë i ftuar aktori i humorit Ledio Lako, ku ka treguar pse nuk është shkëputur akoma nga “Portokallia.”

Rudina Dembacaj: Ke menduar të shkëputesh nga Portokallia për ndonjë projekt tjetër më të madh? 

Ledio Lako: Nuk ka dalë akoma një projekt më i madh dhe mund ta bëj një paus po doli një projekt më i madh. S’mund të them projekt më i madh sepse më të madh se Portokallia s’ka.

Rudina Dembacaj: Po në një film për shembull?

Ledio Lako: Filmi është një biznes që rrezikon, por nuk më pengon për të luajtur në Portokalli . Se e thashë projekt më të madh se Portokallia nuk kam pare, me pagesën që ka dhe me lekët që fiton.

Unë kam investuar aty dhe kam rrogë shumë të mirë, paguhem shumë mirë për tregun shqiptar. Jemi ne, pastaj janë Portokallit B ,C, janë degë.

Sipas Ledios emisionet e tjera si “Kalifornia”apo “Al Pazari” janë thjesht degë të “Portokallisë” dhe që nuk e konkurojnë dot atë.



/Ora News.tv/