Aktakuza, Çobani: Gabim nga Rama që e quajti sajesë dhe fletërrufe të shekullit të 21

Aktakuza, Çobani: Gabim nga Rama që e quajti sajesë dhe

I ftuar në Ora News, gazetari Genc Çobani nga Franca tha se në lidhje me aktakuzën për presidentin Thaçi nuk duhet të nxitohemi për ta quajtur një akt të lobit pro-serb.

Sipas tij nuk duhet ndërhyrë në drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi se cilësimi i aktakuzës si fletërrufe nga ana e kryeministrit Rama është diçka e gabuar.

Genc Çobani: Nuk mund të nxitohemi dhe të themi se kemi të bëjmë me një konspiracion nga lobi pro-serb kundër lobit pro-shqiptar. Unë nuk u besoj këto. Mendoj se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe jo genocidiale. Thaçi, pavarësisht nga roli që ka pasur në UÇK, për të cilin kam rezerva, nuk mund të dalë jashtë këtij konteksti. 

Nga ana tjetër nuk mund të gjykojmë këtë çështje pa u hetuar, sepse kemi rastin e Haradinajt që ka dalë dy herë i pafajshëm. Nuk duhet t’i ndërhyjmë drejtësisë ndërkombëtare. Një vendim gjykate është i padiskutueshëm. Ndërsa ana tjetër themi që Amerika e përdor drejtësinë për arsye politike. Kjo nuk shkon.

Kryeministri Rama nuk duhet të thotë se janë sajesa dhe fletërrufe të shekullit të 21, pasi janë gabim. 

EMISIONET