Aksioni opozitar? Gjata: Prisni shtatorin, s'kemi hequr dorë nga kërkesat!

Do të duhet të presim muajin shtator për tu njohur me aksionin opozitar. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata në një intervistë për RTV Ora tha se opozita nuk ka hequr dorë nga kërksat e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë në shtator, pritet të rifillojë më aktive jeta politike, për shkak edhe të pushimeve verore, ndonëse PD insiston se vazhdon aksionin e saj dhe këto muajt e verës. Çfarë prisni të ndodhë, do të rikthehen protestat, ka një shteg drejt dialogut?

Çlirim Gjata: Do ta shikoni në muajin shtator, strategjia dhe taktikat nuk tregohen paraprakisht asnjëherë. Ne nuk kemi hequr dorë, nuk jemi tërhequr nga kushtet dhe kërkesat tona për krijim standardesh dhe kushtesh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por do ta shikojmë kur të vijë shtatori. 

Pyetje: Ka indicje se mund të ketë një prezencë ndërkombëtare gjatë shtatorit, a e mirëpret PD një gjë të tillë dhe a janë dhe për ju këto indicje?

Çlirim Gjata: Prezenca ndërkombëtare ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë. Nuk është se kemi pasur ndonjë përballje ose përplasje me prezencën ndërkombëtare. Kemi pasur mendimet pikëpamjet tona. Ajo që ne besojmë shumë është qytetari shqiptar. 

EMISIONET