Opozita nuk pranon vendimin e Kolegjit: Përballje në çdo cep të Shqipërisë me juntën e re politike

Opozita nuk pranon vendimin e Kolegjit: Përballje në çdo cep

Pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit Zgjedhor që rrëzon indirekt dekretin e Presidentit, opozita duket se nuk do ta njohë këtë vendim, ndërsa deklaron se do të vazhdojnë protestat dhe rezistencën për të mos lejuar zgjedhje në 30 qershor. Basha u takua me aleatët, ndërsa në emër të tyre Dashamir Shehi, deklaroi se nuk do të pranohen zgjedhje farsë.

Opozita nuk e njeh, vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke i  qëndruar  bindjes se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Lulzim Basha u takua me aleatët e tij, ndërsa në përfundim, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, deklaroi.

Shehi: "Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Këto nuk janë zgjedhje. Ne nuk i njohim këto janë votimet e zotit Rama, ne do të ndjekim dekretin e presidetit Ilir Meta i cili është në fuqi. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe. Më 30 qershor nuk do të ketë votime. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Më 30 nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon cdo lloj forme rezistence. "

Shehi tha se vendimi nuk lidhet me dekretin e Presidentit, ndërsa e quajti trupën gjykuese  si fatkeqe.

Shehi: "Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as jurudike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten."

Në emër të koaliconit opozitar, Dashamir Shehi, tha se do vazhdohet me protesta dhe rezistencë në mbarë vendin për të mos lejuar atë që e quan garë false.

"30 qershori" në dorë të Kolegji Zgjedhor la ne fuqi 30 qershorin -



EMISIONET