Aksion në Lezhë dhe Laç, policia në kërkim të anëtarëve të tjerë të grupit "Bajri"

Aksion në Lezhë dhe Laç, policia në kërkim të

Policia, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion në Laç dhe në Lezhë, pasi ka dyshime se fshihen anëtarë të bandës "Bajri".

Burime nga polica bëjnë të ditur se janë kontrolluar 50 automjete luksoze në këtë dy qytete.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, mësohet se janë shoqëruar 27 persona.

Pak ditë më parë policia në kuadër të operacionit "Oaz" arrestoi 11 persona që janë pjesë e grupit "Bajri", grup i cili ka vepruar kryesisht në Shkodër.

EMISIONET