Aksidentohen policët në Orikum

Aksidentohen policët në Orikum

Dy policë u aksidentuan pasditen e kësaj të shtune (4 korrik) rrugës për në Orikum.

Motori me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur kur policët po merrnin një kthesë.

Policët janë rrëzuar në tokë e si pasojë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes teksa i ka shoqëruar për të marr ndihmën e parë në spital.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET