Aksidenti tragjik, flet mjeku i urgjences: 6 vjeçarja në operacion, nëna kaloi rrezikun

Aksidenti tragjik, flet mjeku i urgjences: 6 vjeçarja në operacion,

Ora 11:24: Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës Valbona dhe vajzës së saj të vogël 6 vjeçare. 

"Nëna dhe vajza e mitur jashte rrezikut për jetën" tha mjeku, informon gazetarja e Ora News Nertila Dosti.

Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjëndja shëndetesore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.

Ora 10:56 Nëna dhe vajza 6 vjeç nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën

Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.

"Nena dhe vajza jane duke iu nenshtruar ekzaminimeve. Nuk mund te themi ende nese jane jashte rrezikut per jeten" tha mjeku Arben Zeneli.

Policia ka ndaluar drejtuesen Rozina Koleci. 

Lexoni me shume per Aksidentin tragjik 




EMISIONET