Aksidentet rrugore, 62 të vdekur në 6 muaj

Aksidentet rrugore, 62 të vdekur në 6 muaj

Katërmujori i parë i këtij viti ka pësuar rritje të qytetarëve të vdekur nga aksidentet rrugore, numër në rritje krahasuar me 1 vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, këtë vit humbën jetën 62 persona nga 61 që ishin në katër muajt e parë të vitit të shkuar. Shkak kryesor për aksidentet  vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Katër mujori i parë i këtij viti rezulton me rritje të numrit të të vdekurve nga aksidentet rrugore, krahasuar me 4 mujorin e parë të vitit të shkuar. 

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt janar-prill të këtij viti nga përplasjet e automjeteve humbën jetën 62 qytetarë, 1 viktimë më shumë se vitin e shkuar. 

Në muajin prill 2019 numërohen 112 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhura në prill 2018, duke u ulur, ndërsa për sa i përket llogaritjeve për katër muajt e parë, ky vit rezulton me 630 aksidente, ndërsa vitin e shkuar me 651. 

Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare numri i të aksidentuarve brenda prillit është 147 persona nga 168 që ishte një vit më parë, kurse numri i të vdekurve është 14 persona duke mbetur i pandryshuar, krahasuar me prillin 2018. 

Shkak për ndodhjen e aksidenteve vijojnë të mbeten sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe më shqetësues është fakti që mosha e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është 25-35 vjeç. 

Kryeqyteti mban numrit më të lartë të aksidenteve të shënuara e lidhur kjo edhe me fluksin e lartë të qarkullimit të automjeteve, e ndjekur nga Durrësi, Lezha dhe Fieri. 

Ndërsa për sa i përket numrit të viktimave rezulton se në Tiranë ka pasur më shumë aksidente me pasojë vdekjen, e ndjekur nga Shkodra dhe Fieri.

 Aksidentet në prill

2018                               2019

168 të aksidentuar      147 të aksidentuar

134 aksidente                112 aksidente 

14 të vdekur                  14 të vdekur

Aksidentet në periudhën janar-prill

61 të vdekur 2018              62 të vdekur 2019

504 aksidente 2018            468 aksidente 2018 

EMISIONET