Gjatë muajit mars në vend ka pasur 10 viktima nga aksidentet automobilistike me pasoja fatale. Sipas të dhënave të Instat edhe numri i të plaguarve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shkak kryesor për aksidentet   vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Muaji mars ka qenë i përgjakshëm përsa i përket numrit të aksidenteve të regjistruara në vend. Sipas të dhënave të Instat  në vend janë shënuar 10 viktima më shumë krahasuar kjo me një muaj më parë.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore  rezulton se është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Ndërsa në total në Mars  të këtij viti  numërohen 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në Mars 2018, duke u rritur me 3,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu edhe numri i të plagosurve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u regjistruar 7 persona më shumë. Shkak për ndodhjen e aksidenteve vijojnë të mbeten sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe më shqetësues është fakti që mosha e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është mosha 25 –35 vjeç.

Kryeqyteti mban numrit më të lartë të aksidenteve të shënuara e lidhur kjo edhe me fluksin e lartë të qarkullimit të automjeteve e ndjekur nga Durrësi, Lezha dhe Fieri. Ndërsa përsa i përket numrit të viktimave rezulton se  në Shkodër ka pasur më shumë aksidente me pasojë vdekje e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

/Ora News.tv/