Aksident zinxhir te Pylli i Sodës, përplasen 4 makina, 3 të plagosur

Aksident zinxhir te Pylli i Sodës, përplasen 4 makina, 3 të

Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme në rrugën e pyllit të Sodës në Vlorë.

Tre prej automjeteve kanë qenë duke ardhur në drejtime të ndryshme teksa një e katërt ka qenë e parkuar.

Makina e parkuar është "Toyota"qqë shihet dhe në pamjet në video.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është trasportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, teksa dy vajza të cilat gjendeshin në një automjet tjetër kanë marrë dëmtime për shkak të përplasjes.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

EMISIONET