Aksident tek rruga e “Dibrës”, mjeti përplas 64-vjeçaren

Aksident tek rruga e “Dibrës”, mjeti përplas

Një këmbësore mbeti e plagosur në kryeqytet teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua rreth orës 16:05, në rrugën e “Dibrës”.

Mjeti me targa AA742MP me drejtues shtetasin V. Sh, ka aksidentuar shtetasen me iniciale B. Sh, rreth 64 vjeçe.

E plagosura është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushatarak, në gjëndje jo të mirë për jetën.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendgjarje.

Po kryhen veprimet nga ana e Policisë.

EMISIONET