Aksident tek "Ali Demi" në Tiranë, tre të plagosur

Aksident tek "Ali Demi" në Tiranë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në zonën e "Ali Demit" në Tiranë mëngjesin e kësaj të hëne.

Nga pamjet e siguruara nga Ora News, shihet që biçikletë e dëmtuar rëndë, me të cilën udhëtonte një nga të plagosurit.

Ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

EMISIONET