Makinat përplasin dy këmbësore brenda pak minutash

Makinat përplasin dy këmbësore brenda pak minutash

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Vaqarr dhe në Lezhë.

Një automjet tip 'Audi' përplasi një këmbësore në Vaqarr, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa një tjetër aksident ndodhi në afërsi të tregut industrial në Lezhë, ku një furgon mallrash përplasi një 17 vjeçare që po kalonte rrugën.

Adoleshentja me iniciale D.M., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Polica po heton shkaqet e aksidenteve.

EMISIONET