Një 77-vjeçare mbeti e plagosur në kryeqytet ndërsa është aksidentuar nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:31, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës “Tabakëve”.

Mjeti me drejtues shtetasin  F.H., 68 vjeç, tek vijat e bardha i ka shkelur me gomën e mjetit këmbën dhe është dëmtuar, shtetasja N.D ., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/