Aksident në Tiranë, automjeti godet dy biçiklistë te mbikalimi i Saukut

Aksident në Tiranë, automjeti godet dy biçiklistë te

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një automjet ka goditur dy biçiklistë të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 tek mbikalimi i  Saukut.

''Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve'', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

EMISIONET