Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. 

Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga një automjet tip Benz drejtuar nga 60 vjeçari, P.S rreth orës 18:00. 

E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

EMISIONET