Aksidente nga shiu, një viktimë në Kurbin, aksident zinxhir në autostradë

Aksidente nga shiu, një viktimë në Kurbin, aksident zinxhir

Një i ri humbi jetën në Gjorm të Kurbinit, ndërsa 6 makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës për arsye që lidhen me motin e keq dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit. Ndërkohë polumbarët e RENEA-s po kërkojnë për trupin e një 77-vjeçareje që dyshohet se është mbytur në lumin Shkumbin pranë Divjakës.

Një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa disa orë më pas viktima u identifikua si Ndue Ndoca, 20 vjeç nga Lezha.

Policia dyshon se ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, por dyshohet se shkak është lagështira në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit, ndërkohë u bë shkak për një aksident zinxhir në autostradë.

Gjashtë makina u përplasën pranë Maminasit.

Sipas policisë nuk pati të lënduar, por dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Ndërkohë një 77 vjeçare rezulton e zhdukur prej dy ditësh në Divjakë.

Kimete Tirollari ka dyshime se është vetëhedhur në ujërat e rrëmbyer të Shkumbinit pas reshjeve të shiut, por nuk përjashjashtohet as mundësia e një ngjarje aksidentale.

Polumbarët e Forcave RENEA kanë nisur kërkimet po deri tani nuk asnjë gjurmë nga gruaja në Shkumbin.

EMISIONET