Aksident në Krujë, vdes 25-vjeçarja pasagjere, plagoset shoferi

Aksident në Krujë, vdes 25-vjeçarja pasagjere, plagoset shoferi

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti që në afërsi të kryqëzimit Gramëz, në Krujë.

Sipas policisë aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10.

"Shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

FOTO ILUSTRUESE

EMISIONET