Përgjaken rrugët në vend, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Përgjaken rrugët në vend, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

1 i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i 4 aksidenteve rrugore të cilat janë shënuar gjatë të premtes. Aksidentet u regjistruan në aksin Milot-Rrëshen, Korçë, Shkodër dhe Tiranë. Viktima nga aksidentet u regjistrua në Korçë, ndërsa nga aksidenti në Milot, 3 nga të plagosur u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

Një i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i katër aksidenteve automobilistikë të shënuara gjatë të premtes në aksin Milot-Rrëshen, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.

Një 51-vjeçar me inicialet G.K humbi jetën në afërsi të fshatit Podgorie në Korçës, pasi u rrëzua duke udhëtuar me një motor.

Ndërkohë 5 persona, tre nga të cilët në gjendje të rëndë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në aksin Milot-Rrëshen pranë vendit të quajtur Ura me harqe.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës, për mjekim të specializuar, ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak u bë një parakalim i gabuar.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes një 60-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër-Kryebushat.

Zef Paloka po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një makinë.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë aksidenti në Tiranë u regjistrua në unazë, pranë ish-restorant Durrësit, ku u përplas një makinë fuoristradë tip mercedez dhe një motor, nga të cilët nuk u raportua për persona të lënduar.

EMISIONET