Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Bolonja-Padova .

Mediat raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.

/Ora News.tv/