Aksident në ish-Kinostudio, autobusi përplaset me makinën

Aksident në ish-Kinostudio, autobusi përplaset me makinën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, ku një autobus me targa AA 672PK është përplasur me një makinë tip 'Audi' me targa AA 083PY.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ që ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e  'Audi', ndërkohë personi tjetër që ndodhej në makinë si pasagjer është larguar.

EMISIONET