Po vinin nga Greqia, aksidentohet familja nga Kukësi: Plagosen dhe tre fëmijë të vegjël

Po vinin nga Greqia, aksidentohet familja nga Kukësi: Plagosen dhe tre

Një familje nga Kukësi e cila po vinte nga Greqia është përfshirë në një aksident automobilistik në aksin nacional Gjirokastër- Kakavijë.

Aksidenti u shënua rreth orës 14:00 në afërsi të  varrezave publike mbi urën e Gjokanës.

Dy makina, njëra Audi ku udhëtonte familja e përbërë nga 5 anëtarë është përplasur me një Benz në të cilën udhëtonte një çift bashkëshortësh nga fshati Suhe i Gjirokastrës.

Nga aksidenti kanë mbetur 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë përkatësisht të moshës 1, 3 dhe 5 vjeç. Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë Audi i cili i ka prerë rrugën Benzit por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin të gjitha rrethanat.

Ndërkohë aksidenti shkaktoidhe radhë të gjata të makinave.

EMISIONET