Aksident në Berat, makina përplas një person me biçikletë

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj.

I plagosuri ende nuk është identifikuar, por mendohet se është rreth 50 vjeç.

Sipas policisë ai është përplasur me një automjet, që po lëvizte në të njëjtin anë të rrugës.

I aksidentuari u dërgua drejt spitalit të Beratit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


EMISIONET