Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, 100 metra në dalje të tunelit të Krrabës.

Sipas informacioneve të para shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Gazetarja e Ore News, Edisona Skënderi raporton se në aksident është përfshirë një makinë Seat me targa AA 209 AR dhe një kamion.

Makina ka qenë me impiant gazi dhe si pasojë pas aksidentit është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti)

/Ora News.tv/