Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme te Shkëmbi i Kavajës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës.

"Më datë 20.09.2019, rreth orës  18:30, në autostraden Kavajë - Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme" njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/