Aksident i rëndë në Bajram Curr, vdes fëmija, 5 plagosen

Aksident i rëndë në Bajram Curr, vdes fëmija, 5 plagosen

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bajram Curri- Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me një mjet tip "Toyota" kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërsa një i mitur, 9-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë të plagosurit janë “drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M dhe pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L”.

Ndërsa viktima E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Foto ilustruese

EMISIONET