Në shërbimin onkologjik në QSUT, në njësinë e radioterapisë nuk do të ketë më radhë të gjata pritje.

Akseleratori i dytë linear, një teknologji e standardeve më të larta do të jetë në shërbim për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

Gjatë vizitës në njësinë e radioterapisë në spitalin onkologjik, ministrja e Shëndetësisë nënvizoi faktin se ky investim ka përmirësuar cilësinë e trajtimit me radioterapi edhe për moshë pediatrike.

Manastirliu: Në aspektin e trajtimit të reja që ka përfshirë akseleratori i dytë duke vendosur teknika të avancuara dhe duke krijuar mundësinë që brenda trajtimeve të kemi dhe trajtime për rastet e moshës pediatrike, të cilat nuk ishin më parë. I ka dhënë mundësi që terapitë përsa i përket tumoreve të jenë shumë më të kompletuara, duke nisur këtu me procesin e diagnostikimit, me procesin e trajtimit me kimiopreparate dhe duke e komplementuar me njësinë radioterapiste.

Tashmë në këtë njësi trajtohen rreth 100 pacientë në ditë.

/Ora News.tv/