AKEP tërhiqet për tarifat, vendimi do të konsultohet me operatorët për 2 muaj

AKEP tërhiqet për tarifat, vendimi do të konsultohet me

Po shkon drejt zgjidhjes debati i krijuar me AKEP dhe kompanive celulare për draftin e tarifave të diferencuara. Ky draft që parashikon favorizimin e një kompanie celulare dhe i detyronte me tarifa të shtrenjta dy operatorë të tjerë, do të përmirësohet. Gupet e interesit kanë dy muaj kohë për të zhvilluar konsultime dhe për të bërë propozimet e tyre me qëllim garantimin e konkurrencës së lirë në treg. 

AKEP dhe operatorët e kompanive celulare që operojnë në tregun vendase po shkojnë drejt një zgjidhjeje, pas debatit që shkaktoi një draft për tarifat diferencuara. 

Vendimi i së enjtes së bordit të AKEP, i hap rrugë grupeve të interesit të bëjnë konsultimet për përmirësimin e projekt vendimit që parashikonte favorizimin e një kompanie celulare, dhe detyronte me tarifa më të shtrenjta dy kompani të tjera që kanë edhe numrin më të lartë të abonentëve.

Përpjekja e mëparshme e AKEP sipas operatorëve cenonte lirinë e tregut dhe konkurrencën në telefoninë celulare. 

Drafti i bë pa u konsultuar me grupet e interesit dhe duke mos i dhënë mundësi operatorëve të trajtohen të barabartë në treg për shërbimet e telekomunikacionit.

Shtyrja me dy muaj i jep mundësi zbatimit të ligjit që sanksionon konsultime publike dhe mbi të gjitha garanton një vendimmarrje transparente në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe legjislacionit evropian që synon të trajtojë në mënyrë të barabartë dhe pa diferencime operatorët në treg.


EMISIONET