AKEP ka vijuar kontrollet dhe inspektimet në terren me qëllim garantimin e konkurrencës së lirë. në dy vite janë vendosur 103 gjoba. ndërsa si rezultat i monitorimit të duhur, por dhe garantimit të aktivitetit, janë shtuar subjektet e licencuar.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e subjekteve dhe sipërmarrësve të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike publike duke siguruar konkurrencë të ndershme në treg.

Në dy vitet e fundit, inspektimet dhe kontrollet në disa qarqe të vendit me objekt shmangien e informalitetit të mundshëm në tregun e komunikimeve elektronike, kanë qenë në fokus së punës së AKEP.

Me shkeljet e konstatuara për 77 subjekte janë vendosur gjoba në vitin 2018 dhe për 26 në vitin 2019. Përgjatë 10 muajve të fundit janë realizuar 47 inspektime të programuara dhe 187  inspektimeve në distancë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë kryer inspektime me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave të duhura juridike/teknike mbi plotësimin e detyrimit të operatoreve të komunikimeve publike për kufizimin e transmetimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Aktualisht janë duke kryer verifikimin dhe kontrollin e mbi dyqind subjekteve, të cilat si objekt të veprimtarisë së tyre në QKB kanë deklaruar përveç të tjerave edhe shërbime telekomunikacioni apo postare ose në bilancet e tyre të depozituara pranë DPT kanë deklaruar të ardhura nga shërbimet e telekomunikacionit apo ato postare.

Për këtë qëllim është firmosur një memorandum bashkëpunimi për të ndërvepruar në një nivel te ri të shkëmbimit të informacionit dhe kontrollit.

Gjatë vitit 2018 dhe deri tani, janë regjistruar 70 subjekte të reja në AKEP, tregues ky i zhvillimit të konkurrencës së ndershme në treg.

/Ora News.tv/