Modeli kroat, i sjellë nga qeveria, për paketën antishpifje nuk ka si synim të përafrohet me ligjislacionin e Bashkimit Europian, por të rregullojë funksionimin e medias online.

Për mazhorancën ky është vetëm një hap i parë, pasi përafrimi me unionin do të bëhet në shtator të 2020-ës, që rrjedhimisht pritet të ndryshohet sërish.

Senida Mesi: 2021-2022 ky komision duhet të trajtojë pikërisht të gjithë ligjet të cilët prekin komunikimet elektronike me qëllim përafrimin e plotë me kodin evropian të komunikimeve elektronike. Për sa kohë këto dy projektligje nuk kanë qëllim këtë përafrim.

Kundër projektligjit të mbrojtur nga mazhoranca kanë dalë edhe akademikët, të cilët shprehen se kjo nismë i shërben vetëm Edi Ramës.

Mark Marku: Nuk është përveçse një krim ose bashkëpunim në krim në ezaurimin e lirisë së mediave. Nuk e di kush e ka bërë, por ai që e ka bërë të ketë turp pasi është një injorant total në fushën e mediave.

Agron Gjekmarkaj: Republika e brishtë e Shqipërisë po shndërrohet në sulltanatin e Arnaut Istanit. Një i ligj i cili tenton në emër të akuzimit ndaj fjalës ta vrasë fjalën. Nëse fjala vritet pastaj nuk ka më asnjë nevojë për mendim.

Por debati në komisionin e medias ka degraduar në fyerje personale mes pedagogëve dhe deputetëve anëtarë.

Mark Marku: Mirela a ka mundësi se nuk kam ardhur në furgon.

Mirela Kumbaro: A ka mundësi për procedurë.. Jeni në shkelje të rregullores.

Mark Marku: Po të duash dëgjo po të duash jo

Mirela Kumbaro: Ju lutem qetësohu..

Alfred Lela: Sikur je tapë o burr i dheut... i ke sytë..

Mark Marku: Më fal pse nuk nxjerr ashtu sjellje të keqe ndaj kryeministrit.

Pavarësiht kundërshtive dhe kritikave nga ana e OSBE, BE, gazetarëve dhe akademikëve, mazhoranca është e bindur për ta çuar në seancën e 19 dhjetorit, të fundit për këtë legjislacion.

/Ora News.tv/