Ajo tha “PO”, reperi i propozon martesë moderatores shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2018, 17:10
Reperi Gjiko i ka propozuar martesë të dashurës së tij Elita Rudi dhe ka marrë përgjigje pozitive.
Vetëm një ditë pas surprizës romantike për 25-vjetorin e lindjes, moderatorja shqiptare duhet të vendoste për të cuar romancën në një fazë tjetër.
Me anë të një postimi në Instagram, ku është i ulur në gjunjë me unazë në dorë Gjiko shkruan: “Ajo tha Po”.
Të dy kanë disa kohë që shijojnë romancën e tyre dhe duket se shumë shpejt do të kemi një dasmë të madhe.