Falja e gjobave të AKU, PS kundër Ilir Beqajt

Falja e gjobave të AKU, PS kundër Ilir Beqajt

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar propozimin e deputetit, Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i ushqimit për periudhën korrik-gusht. Ky propozim u konsiderua një favorizim ndaj kompanive të caktuara ndërsa Ora News ishte ajo që denoncoi nismën e marrë. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka argumentuar se falja e gjobave është  një shkelje e barazisë dhe nxit shkeljet e subjekteve të tjera.

Maxhoranca ka rrëzuar propozimin e deputetit, Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Kjo nismë u denoncua nga Ora News ndërsa në thelb projektligji synonte vetëm favorizimin e disa kompanive të caktuara. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit, ndërsa u shpreh se  të gjithë duhet  jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.

Arben Ahmetaj: Për shkak se projektligji, objekt shqyrtimi nuk siguron apo sanksionon trajtimin e barabartë të individëve që janë në kushte të barabarta, vlerësohet se është në kushtet e cënimit të barazisë dhe diskriminimit.

Drafti u propozua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili propozoi faljen e gjobave për periudhën korrik –gusht duke e shpjeguar me faktin se bizneset janë ndërgjegjësuar, ndërkohë që këto shkelje rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Ilir Beqaj: Nga të dhënat që unë kam marrë nga qenda kombëtare e biznesit në shumicë dërrmuese bizneset në atë periudhë, për dy-tre javë e morën këtë licensë. Kjo do të thotë se nuk i ishin shmangur ligjit për të mos shpenzuar në teknologji. Ishte më shumë një çështje administrative dhe dokumentare.

Vlera e gjobave vënë këtyre kompanive për periudhën korrik-gusht rezulton të jetë 9.1 milion lekë, ndërsa janë bllokuar 545 tonë produkte, por drejtori i AKU-së nuk i kishte këto të dhëna.

Robert Lili: Nuk po them që nuk e di, por informacioni që po kërkohet nuk e disponojmë në këtë moment.

Gjatë periudhës korrik-gusht në Shqipëri janë vendosur 52 gjoba vetëm për mospasje me licensë të subjekteve ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë apeluar.

Debati në Komision

Në Komision e Ekonomisë u mbajtën qëndrime të kundërta kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj bizneseve që u kapën me produkte të skaduara.

Ai tha se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.

Arben Ahmetaj: Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues. 

Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore.

Gjithashtu edhe zv/ministrja Ermira Gjeci është shprehur se Ministria e Bujqësisë është kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.

Bizneset u lanë me qëllim në paligjshmëri për tu zhvatur

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj argumentoi projektligjin që propozoi për faljen e gjobave, duke thënë se bizneset janë lënë me qëllim në paligjshmëri për tu zhvatur.

Ilir Beqja: “Nuk kam bërë përllogaritje aritmetike të vlerës së gjobës. Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Kjo do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor  ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite.

Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur."

EMISIONET