Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ka dalë sot përpara mediave në konferencë për shtyp në prag të sfidës Tirana – Vllaznia.

Përballë gazetarëve, numri 1 i stolit bardheblu u shpreh që është i kënaqur me organikën dhe duhet më tepër punë e përqëndrim për të arritur në finalizimin e objektivit. Mungesa e tifozëve do të ndikojë tek skuadra, por gjithcka është përgatitur mirë dhe ekipi është gati të shprehet në fushë.

Sfida me Vllazninë. Cila është rëndësia e kësaj përballje, pasi vjen përpara pushimit të Kombëtares?

"Është klasikja e futbollit shqiptar dhe jemi koshientë për vështirësinë e kësaj ndeshje pasi Vllaznia është treguar shumë e fortë në transfertë përballë cdo kundërshtari. Ne nuk heqim dorë nga loja dhe filozofia jonë. Tirana futet në cdo ndeshje për fitore dhe kjo nuk do të bazohet vetëm tek dëshira por te llogjika e lojës".

Mungesa e tifozerisë mund tju penalizojë?

"Ndikon shumë mungesa e tifozerisë, pasi është lojtari i 12 i skuadrës që i jep adrenalinë dhe mundësi për të shprehur më të mirat dhe për të nxjerrë energjitë e mbyllura të cdo futbollisti që përkthehen në rezultat. Por ne e kemi marrë konfirmin që luajmë pa tifozët dhe jemi të përgatitur".

Torasa mungon, me shumë mundësi edhe Hasani, Muci nuk është…

"E kam shprehur dhe më parapra që Tirana i ka rolet e dubluara dhe ka kontigjent shumë të mirë. Ka ndërthurje mes lojtarëve me eksperiencë dhe futbollistëve të rinj që ndihmohen nga pjesa tjetër. Mungesat janë evidente. Kemi rikuperuar Hasanin dhe është bashkuar me grupin. Gjithashtu edhe Muci do të na bashkohet nesër me ekipin. Tirana i ka rolet e dubluara dhe i ka forcat për të mos ndikuar këto mungesa në ndeshje".

Duke u kthyer në Durrës, është shumë për Tiranën të barazohet në minutën e 90 dhe të dalin dy lojtarë me të kuqe?

"Është e vertëtë kjo që thoni. Lojtarët i kemi vënë përpara përgjegjësisë. I kemi kërkuar lojtarëve dhe shpjeguar si të mos i marrim kartonat sportive gjatë lojës. Janë disa situata teknike që lojtrëve ju janë shpjeguar dhe kjo pjesë duhet të përmirësohemi por kjo vjen me kalimin e kohës e jo brënda ditës".

Kush është objektivi i Julit?

"Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje të shpallemi kampion. Nuk di që ndonjëhere Tirana ka hyrë për të qënë thjesht perzente ne Kampionat".

A i kanë thithur lotjarët idetë tuaja apo sa kohë duhet ta superojë idenë tëndë?

"Unë e kam thënë edhe më parë që Tirana ka inteligjencë, që dotë thotë që i kapin shumë shpejt gjërat. Unë jam i lumtur për atë çka kanë treguar lojtarët. Një trajneri i duhet më tepër kohë se cfarë kam pasur unë në dispozicion deri tani. Kemi pasur momente që kemi treguar rrjedhshmëri në lojë. Kemi pasur dhe momente jo të mira që vijnë për arsye të ndryshme, por duhet që atë që bëjmë në stërvitje ta realizojmë në ndeshje. Ndaj jemi munduar ta mbajmë skuadrën të tkurrur larg presionit të medias. Të punojmë më tepër dhe të kemi më pak fjalë".

Herë pas herë Tiranës I ka munguar vigjilenca në lojë. Ju si e shpjegoni?

"Po ta shikojmë ndeshjen ndaj Teutës, pavarësisht minutave të para ku kishim disa çekuilibrime por besoj se e dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Në pjesën e dytë duhej të menaxhonim më mirë topat e rikuperuar dhe të shkonim më rrjedhshëm në sulm. Vigjilenca në momentin e pësimit të golit duhej të ishte më e madhe, por kjo nuk duhet të na bëjë pesimist, pasi ne i dim problemet dhe duhet t'i rregullojmë".

Keni nevojë për ndërhyrje në merkato?

"Skuadra është e kompletuar në çdo repart, por cdo skuadër në botë gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Këtë gjë e ka klubi në dorë, por unë jam I kënaqur me organikën dhe duhet vetëm të përmirësohemi".

Mund të na tregoni ndonjë aspekt pozitiv dhe negative të skuadrës gjatë stërvitjeve?

"Aspekti pozitiv është që për një ide të re, me duhet shumë pak kohë për ta shpjeguar pasi ekipi është inteligjent, ndërsa aspekti negativ është nxitimi i skuadrës, pasi në lojë duhet të kesh mendjen e ftohtë dhe të jesh I qetë. Tek kjo pjesë duhet të ekuilibrohemi dhe na bën të dalim më mirë në lojën tonë".

Tirana ka pësuar 7 gola me kokë…

"Në ndeshjen e fundit kemi pasur shumë koditje këndi dhe faulla pranë zonës, por në asnjë moment nuk rrezikuam. Golin e pësuam nga një devijim dhe u bë tepër i rrezikshëm për ne. Duhej ta administronim më mirë këtë situatë".

Përse Cobbina nga djathtas në qendër?

"Cobbina është një goditës i mirë i portës dhe duhet ta kemi sa më afër saj. Duhet ta vendosim lojtarin aty ku jep më të mirën. Ai është shprehur shumë mirë në krah, por nuk është lojtar i shpejtë, është triblues i mirë. Duhet të jetë sa më afër portës që të jemi sa më afër golit," përfundoi Ahmataj.

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë luhet nesër në orën 18:00.  

/Ora News.tv/