Presidenti i Shoqatës së Klubeve Europine Andrea Agnelli konfirmon se i është dhënë drita e gjelbër për të formuar një kompeticion të tretë të UEFA-s, kompeticion i cili do të vijë menjëherë pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Presidenti i Juventusit gjithashtu kryeson ECA, dhe duke folur në asamblenë e përgjithshme zbuloi se do të ketë një kompeticion të ri evropian të klubeve.

"Në pritje të miratimit të UEFA ExCo, drita e gjelbër është dhënë për të futur një kompeticion të tretë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të klubeve në 96, që nga sezoni 2021/22,"-konfirmoi Agnelli.

Formati i kompeticionit ende nuk është shpallur, por mendohet se mund të jetë i ngjashëm me turneut e pa viteve më parë, Kupa e Kupave. Një rast që nuk duhet humbur nga skuadrat shqiptare, që në rast të miratimit të kompeticionit të ri mund të kishin mundësi të mëdha për të garuar në kompeticionet europiane.



/Ora News.tv/