Agjenti befason Napolin: Ju tregoj planin për Hysaj

Agjenti befason Napolin: Ju tregoj planin për Hysaj

"U përpoqa të largoj Elseid Hysaj nga Napoli deri në sekondën e fundit." 

Është kjo deklarata e agjentit të kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, i cili tashmë është dorëzuar ndaj këmbënguljes së nënkampionëve të Seria A, duke respektuar në mënyrë unanime vendimin e klubit.

"Objektivi im ishte ta largoja dhe unë u përpoqa deri në sekondën e fundit të merkatos për të siguruar një transferim larg Napolit. Fatkeqësisht, për arsye të ndryshme, kushtet e duhura nuk u materializuan kurrë. Disa mundësi u shfaqën, por ato nuk arritën në një përfundim.

"Lënia e tij te Napoli nuk ishte qëllimi im, pasi solla Giovanni Di Lorenzo gjithashtu të favorizoja shitjen e Hysaj, pasi kurrë nuk do të lija dy lojtarët e mi në të njëjtin ekip për të njëjtin pozicion. Tani fillojmë nga e para. Ai ka një kontratë deri në qershor 2021. Ai do ta respektojë atë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit. "-përfundoi Giuffredi për "Tuttomercatoweb".

Mbrojtësi i linjës së djathtë ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës, ku u përfol për një kalim te skuadra si Juventus, Roma, Inter, Chelsea, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid dhe Valencia.

Por pavarësisht se ishte në listën e largimeve, trajneri, Carlo Ancelotti vendosi që Hysajn ta ketë në dispozicion për takimet e Champions League.

EMISIONET