Agjenti 00Thumb zbuloi pak kohë më parë në “Thumb ON” se Florian Agalliu u largua nga Top Channel pas një sherri me drejtorin e përgjithshëm të këtij televizioni, Ben Blushin, lajm i cili më pas u konfirmua nga vetë Flori në "Late Night Show" nga Kastro Zizo në Rtv Ora. 

Agjenti 00Thumb ka surprizuar sërish sonte në ThumbON. Këtë javë qarkulloi në media se vendin e Flor Agalliut do e zëri Flori Gjini, por kush do të jetë bashkëprezantuesja e këtij të fundit? Burime për Agjentin 00Thumb tregojnë se një prej emrave të aluduar është gazetarja e njohur, Erjona Rusi.

Është ende e pavendosur por me shumë mundësi, sipas Agjentit 00Thumb dyshen do e shohim bashkë. Kjo mbetet për t'u konfirmuar. / Thumb On/

/Ora News.tv/