Partia greke e ekstremit të djathtë, ‘Agimi i Artë’, po shkon drejt shkrirjes. Për këtë ndikoi gjyqi për vrasje ndaj themeluesit Nikos Miha-lo-liakos, si dhe hetimet ndaj krerëve të tjerë për formimin e një organizate kriminale. 

Partia ekstremiste greke Agimi i Artë është pranë shuarjes. Për këtë ka ndihmuar skandali ku u përfshi themeluesi i saj, Nikos Mihaloliakos, i cili prej katër vjetësh po ndeshet në gjyq me akuzat për vrasje.

Ngritja politike e Agimit të Artë tronditi si Greqinë ashtu edhe Europën. Kjo forcë politike, në përbërje të të cilës ka fashistë dhe neo-Nazistë, u ngrit gjatë zgjedhjeve europiane të vitit 2014, kur mori mbështetjen e gjysmë milionë votuesish.

Prokurorët thonë se themeluesi i partisë, Nikos Michaloliakos, frymëzoi vrasjen e reperit Pavlos Fyssas në vitin 2013.

Nëse gjendet fajtor, Michaloliakos, mund të ndëshkohet me 20 vjet burgim si pjesëmarrës në vrasje. Në gjyq kanë dalë për këtë ngjarje mbi 70 të pandehur dhe kjo çështje e ndërlikur pritet të mbyllet në fund të vitit.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, skena politike duket se nuk do të ketë më vend për Agimin e Artë. Krerët e tjerë të partisë janë përfshirë gjithashtu në hetim për formimin e një organizate kriminale.

Tani që elektorati i nxori nga zyra deputetët e kësaj partie dhe mbyllja e vazhdueshme e uebsajtit të tyre, tregon se dielli po perëndon për Agimin e Artë të Greqisë.

/Ora News.tv/