Bizneset shqiptare tashmë do të kenë mundësi që të udhëtojnë më shpejt e më komod, pasi do të nisë përdorimi i shërbimit Aerotaxi. Ky projekt është prezantuar në ambjentet e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës. Kryetari, Nikolin Jaka, e përcaktoi marrëveshjen si një projekt me rëndësi të veçantë, i cili do të lidhë aeroportet e katër vendeve Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës,Italisë dhe Shqipërisë. BE e përcakton këtë nismë mjaft të rëndesishme.Vlera e këtij projekti është 1.5 mln euro.

/Ora News.tv/