Aeroporti jep 7.500 dollarë për punonjësin më të ri!

Aeroporti jep 7.500 dollarë për punonjësin më të ri!

Një aeroport ka paguar 7.500 dollarë për punonjësin e saj më të fundit. Dhe ky ndodh që të jetë një qen.

Aeroporti i Yeager në Charleston të Virxhinias Perëndimore në SHBA, punësoi qenin 18 muajsh, i cili do të trajnohet për të ndjekur zogjtë jashtë pistës. Por, pse duhet të ndiqen zogjtë?

Sepse zogjtë që fluturojnë në motorë të avionit mund të shkaktojnë probleme serioze - si për shpendët edhe për aeroplanin.

Vitin e kaluar një aeroplan japonez i nisur për në Nju Jork bëri ulje emergjente në Tokio pasi piloti raportoi për një zog në motor gjatë ngritjes.

"Çdo aeroport ka probleme me sulmet e shpendëve dhe kafshë të egra në aeroport", thotë Nick Keller, asistent drejtor në Yeager. 'Është një rrezik i madh për sigurinë, kështu që një qen mund të jetë një grabitqar i vërtetë. Ajo do të mbajë zogjtë, dre, kojotat dhe lepujt larg nga aeroportit", tha ai.

EMISIONET