Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë një fitore mjaft të vështirë, teksa ka likujduar me shifrat 78-77 Tiranën.

Kuqeblutë ishin gjatë gjithë kohës në epërsi, por kjo nuk i mjaftoi për të marrë një fitore komode ndaj një kundërshtari për titull.

Në një pallat sporti të tejmbushur, dy skuadrat dhuruan spektakël në parketin e "Qazim Dervishit". Kjo ishte fitorja e tretë për Vllazninë në po kaq ndeshje, duke treguar qartë objektivat.

/Ora News.tv/