Adoleshentja mahnit grekët: Jam nga Shqipëria!

Adoleshentja mahnit grekët: Jam nga Shqipëria!

Talenti i një adoleshenteje shqiptare ka lënë pa fjalë grekët. Xhodi Lulati, një vajzë 17-vjecare u shfaq në audicionet e "X Factor" në Greqi ku deklaroi hapur prejardhjen.

Kur prezantoi veten, ajo tha: "Jam 17 vjece, jetoj në Koridhalo dhe prejardhjen e kam nga Shqipëria".

Pas kësaj, Xhodi konkurroi me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse dhe mori shumë vlerësime nga anëtarët e jurisë.

Të katër trajnerët thanë "PO", kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vecse të jemi krenarë për Xhodin dhe të ndjekim rrugëtimin e saj në muzikë.

EMISIONET