Adoleshenti gjendet i masakruar me 30 plagë në trup, gruaja fajëson ish të dashurin

Adoleshenti gjendet i masakruar me 30 plagë në trup, gruaja

Një 12-vjeçar është gjetur i vdekur me mbi 30 plagë dhe organet gjenitale të prera.

Kufoma e gjymtuar e djalit u gjet në komunën e Recreo, në provincën veriore të Argjentinës të Santa Fe, një ditë pasi zhdukja e tij u njoftua të mërkurën e kaluar.

Sipas raporteve paraprake mjeko-ligjore, djali i quajtur Diego Roman, kishte marrë plagë të shumta stërvitje.

Burimet  e ‘Mirror’ nga mjekësia ligjore të udhëhequra nga Pascual Pimpinela thanë se organet gjenitale të djalit ishin prerë.

Pimpinela u tha gazetarëve: "Kam bërë më shumë se 3.000 autopsi në karrierën time dhe kurrë nuk kam parë një rast si ky. Në më shumë se 20 vjet që punoj në terren, nuk kam parë raste si kjo. Për mua, është një rast unik që meriton një hetim të plotë shkencor".

Për herë të fundit djaloshi Diego Roman kur u largua nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Trupi i tij u gjet të nesërmen nga nënkryetari i klubit të futbollit që ai luajti.

Hetuesit besojnë se vrasja ishte kryer diku tjetër para se trupi i tij të hidhej në vendin ku ai u gjet.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë nëna e djalit, Maria fajësoi ish-të dashurin e saj për krimin, i cili është edhe babai i djalit.

"Unë dua që babai të paguajë, ai është fajtor, ashtu siç është njerka".

Prej 5 muajsh, të 4 fëmijët e ish-çiftit të bashkëshortëve, rrinin me babin dhe gruan e tij të re.

Prindërit u ndanë katër vjet më parë dhe Maria thotë se nuk kishte kontakt me fëmijët për pesë muaj që kur ata rrinin me babanë e tyre.

Maria tha: "Unë nuk kam pasur komunikim me ta. Ai më ka bllokuar totalisht, ai gjithnjë më ka kërcënuar të mos i afrohem atyre."

Nga ana tjetër ka reaguar edhe babai i djalit, ish-bashkëshorti i Marias, Julio Roman, u tha medieve lokale: "Si mund të kisha bërë diçka të tillë me djalin tim?"

Ndërkohë hetimet mbi vrasjen e Diegos janë duke vijuar.

EMISIONET